Nisi shkolla, këshillat më të mira nga pediatrja e njohur për fëmijën tuaj
Mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ka qenë e ftuar mjekja pediatre, Lira Gjika ku foli për marrëdhënien që fëmijët kanë me prindërit dhe gjyshërit e tyre dhe për rifillimin e shkollës.
Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga shkolla për shkak të pandemisë, shumë nxënësjane rikthyer ditën e djeshme në bankat e shkollës ku janë takuar mebashkëmoshatarët e tyre duke respektuar masat anticovid. Disa prej tyre janë ulur në bankat e shkollëspër herë të parë dhe padyshim që emocionet kanë qenë të mëdha si për fëmijët ashtudhe për prindërit.
Për një pjesë të madhe të fëmijëve ky rikthimnë shkollë ka qenë i vështirë pas periudhës së gjatë të pushimit tani duhet të zgjohen herët në mëngjesdhe të përballen me një fluks mësimesh. Disa të tjerë janë prezantuar për herëtë parë me sistemin arsimor dhe do të duhet të ambientohen.
Mbi këtë çështje pediatrja tregon se problemi i vetëm që i shqetëson fëmijët është trysnia që do të ushtrohet mbi ta. Gjithashtu ajo i këshillon prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre për herë të parë në kopsht të krijojnë një atmosferë bashkëpunimi me mësuesen dhe të qëndrojnë me fëmijët derisa ata të ambientohen me këtë ambient tw ri dhe ndryshim në jetën e tyre.
"Unë them që nuk ka ndryshuar asgjë. Fillimi i shkollës e dëshiron fëmija, do rritet pra tregon se është një vit më i madh. Gjithashtu fillimi i shkollës e vendos fëmijën në një lloj trysnie sepse në shkollë do të shkosh do mësosh, do i thuash fjalë të tjerve madje duhet t'i thuash mirë se do krenohet mami babi"- thotë Lira Gjika.
Çfarë duhet të bëjmë kur një fëmijë e ka për herë të parë të shkuarën në kopësht apo në shkollë edhe refuzon?
"Vajtja në kopësht përkon me moshën 2 deri në 6 vjeç, e cila është mosha kur fëmija shkëputet nga familja dhe kërkon të mësojë është nje person më vete një individ më vete. Ndërkohë, ndërthuren me ndjenjën e të braktisurit, ndjenja e braktisjes është shumë thellë te njeriu sepse duhet të braktisë nëj mjedis të ngrohtë, i mbrojtur në trup të nënës që të vijë në një mjedis të thatë. Mbasi përballet me këtë është njohur me këtë mjedis, mami, babi të cilët e presin. Menjëherë duhet të shkollë në një mjedis të huaj, në një mjedis të panjohur me njerëz të huaj që duhet të rinë në grup. Pra është një hap shumë i rëndësishëm, por një hap jo i lehtë për fëmijën se duhet të pranojë të jetë vetëm të dalë në mjedisin jashtë."
Çfarë duhet të bëjë një nënë e re për t'ja lehtësuar fëmijës këtë ndryshim?
" E para duhet të ketë një bashkëpunim të mirë mes prindërit dhe edukatores, mësues. Të dyja palët duhet të kenë durim, të jetë graduale javën e parë të jetë prindëri pranë fëmijës, të bëhen këto shkëputjet që fëmija të kuptojë që nuk është se nuk e duan por kështu rritet. Kopshti është një stad, është një periudhë një vend që të gjithë fëmijët duhet të kalojnë"