Gashi në kërkim të një nuseje shqiptare: Prindërit e duan nga Kosova, kushdo që e sheh...
Gashi dëshiron që kur të vijë në Shqipëri të gjejë një nuse këtu dhe mos kthehet më në Amerikë. Edhe prindërit e këngëtarit kërkojnë që ai të martohet me një vajzë nga Kosova. Nëse ndodh e kundërta dhe martohet me një vajzë që nuk është shqiptare ai duhet t'i mësojë gjuhën shqipe.
" Kam dalë me tre vajza shqiptare gjatë gjithë jetës time. Por prindërit e mi duan që unë të martohem me një vajzë nga Kosova. Kështu që cilado vajzë që e sheh këtë.."
Do t'i bësh qejfin prindërve?
"Po..po..Duhet t'i bëj ata të lumtur, por po përpiqem ta zgjidh këtë gjë. Shpresojmë që nëse lidhem me një vajzë që nuk është shqiptare duhet t'i mësoj shqipen.
Përpos kësaj, këngëtari hodhi poshtë thashethemet që prejkohësh kanë qarkulluar në media për një lidhje mes tij dhe këngëtares, Adele.
"E kam shoqe. Është një shoqe e mirë e imja"