Pas pandemisë koncert madhështor në Tiranë, Gashi: Sado lart të ngjitem do jem krenar që jam shqiptar
Gjatë intervistës në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora , Gashi tregoi se sapo pandemia të mbarojë ai do të vijë në Shqipëri dhe do të bëjë një koncert të mrekullueshëm për të gjithë fansat e tij.
"Ende nuk kam qenë në Tiranë. Nuk e di, shpresoj kur bota të hapet. Kur të vij në Shqipëri dua të bëj një koncert të mrekullueshëm, të mahnitshëm dhe dua të bëj një shoë të mrekullueshëm"
Gashi nuk nguroi të shprehte dashurinë për shqiptarët dhetheksoi se sado lart që ai të ngjitet gjithmonë do të jetë krenar që ështëshqiptar.
"Shqiptarët më duan dhe unë i dua ata. Sado lart të ngjitem, unë kudo ku shkoj them që jam shqiptar dhe jam shumë krenar që jam shqiptar. E dua faktin që ata janë krenarë që janë shqiptar. Të gjithëve i them se nga vij dhe kështu do të jetë gjith jetën dhe nuk do të ketë Gashi pa popullin shqiptar"
