Ekskluzive për Ditë e Re, Gashi rrëfen jetën mes Libisë dhe SHBA-së: Nëse mbijeton në New York mund t'ja dalësh kudo
Reperi shqiptar me famë ndëkombëtare Gashi ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubriken “Special Edition by Arjola Shehu” të gjithë rrugëtimin e tij si artist, por edhe peripecitë që familja e tij ka kaluar gjatë emigracionit nga Kosova në Libi e më pas në SHBA. Në një lidhje me skype Gashi tregoi se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984.
"Babin e kam prejDenicës, mamin prej Mitrovicës. Mamajaime ishte pjesë e një programi për infermiere dhe dhe ajo pati një mundësi mëtë mirë për Libi më pas takoi babin tim nëspital dhe u martuan në 1984, i cili është edhe titulli i albumit tim. Më pas ata shkuan në Tripoli pasikishin një mundësi më të mirë dhe donin më të mirën për mua, motrën dhe vëllain tim.
Ishte pikërisht ky vit i shënuar nga ku Gashi morri spunton për të vulosur edhe albumin e tij
"Albumi mban këtëtitull për shkak të përvjetorit të martesës së prindërve. 1984 ishte sepse tëgjitha gjërat që dashuroj, filmat, muzika, prindërit e mi u martuan në 1984.Michael Jordan u përzgjodh në 1984, kompjuteri i parë MAC 1984, shumë gjërakanë ndodhur në këtë vit dhe ka qenë e mrekullueshme.
Sot ai ka famë, para por si ka qenë fëmijëria e tij dhe si lindi dëshira për t'u bërë këngëtar?
"Në fëmijërinëtime mbaj mend që kam udhëtuar shumë. Mbaj mend që gjithmonë kam pasur anëtarëtë familjes në shtete të ndryshme. Kam jetuar në Zvicër, në Austri, nëGjermani, kam lindur në Libi, kam jetuar në Tunizi, Egjipt, Itali kam jetuar nëshumë vënde. Babi dhe mamaja ime mundoheshin të gjenin një rrugë për të udhëtuarnë Amerikë, ne gjetëm një mënyrë dhe kështune u shpërngulëm në Brooklyn dhe kujtimimë i mirë ishte të vija në Amerikë dhe të dëgjoja muzikë të re dhe të njiheshame muzikë të re kjo më bëri që të doja tëbëhesha një muzikant"
E duket se New York-u ka vulosur edhe karakterin e tij ku shprehet se nëse arrin tja dalësh në këtë qytet mund t'ja dalësh kudo në botë.
"Nëse ja del në New York mund t'ja dalësh kudo në botë, është vendi më i populluar në botë, nëse ja del atje me gjith ata njerëz mund t'ja dalësh gjithandej. Unë e ndjeva që qyteti më mësoj si të lëviz dhe të bëhem i fortë për industrinë të bëhem shumë i guximshëm"
Intervista në studiome moderatoren Arjola Shehu, përgatiti për online Françeska Kordalli.