Vuani nga gastriti? Ja ushqimet që duhet të shmangni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2020, 09:49
Simptomat më të zakonshme që tregojnë se vuani nga gastriti janë tretja e dobët, të vjellat, dhembja në stomak dhe fryrja.
Rëndësi të madhe në përkeqësimin e gjendjes së krijuar nga gastriti ka mënyra se si ushqeheni.
Ja disa nga ushqimet që duhet të shmangni.
- Ushqimet e fërguara,
- çokollatat
- ushqimet që përmbajnë erëza
- alkoolin
- bukën e zezë dhe atë të freskët
- brumërat e tharta me tharmë
- pijet e gazuara
- pijet me kafeinë
- erëzat e forta, mielli i skuqur, supat e yndyrshme
- domaten
- produktet e mishit (mishi i thatë)
- mishin e tymosur
- vezët e fërguara.
- specin djegës
- mishin e marinuar dhe mishin e yndyrshëm.