"Nuk mund ta besoj", Gala Aliaj reagon për herë të parë pas fitores të saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2020, 11:44
Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar RobertAliaj mbrëmë bëri krenarë jo vetëm familjen e saj por të gjithë Shqipërinë.
Ajo arriti të merrte çmimin e parë në "The Voice Kids" Belgjikë. Duhet të themi që ishte një çmim mëse i merituar pasi "vogëlushja" e Robertit ka një talent unik.
E si mund të jetë ndjerë ajo në ato momente, eka treguar vetë nëpërmjet një postimi në "Instagram"
"WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund tabesoj. Faleminderit shumë djema!" shkruan Gala krah fotos ku shihet e përqafuar me të atin duke mos e fshehur aspaklumturinë.
Gala ka arritur fitoren mbrëmjen e së premtes me këngët ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

