Për të zbutur egërsinë e vitit 2020 fermeri mbjell dy milion luledielli

Për të gjithë viti 2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm.  Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe pandemia që i vendosi kapakun.

Të gjitha këto kanëndikuar negativisht tek ne. Mirëpo, nëse dëshironi një vend të qetë dhe plotpozitivitet hidhni një sy nga fusha e fermerit Scott Thompson në Wisconsin,SHBA.

Këtë verë, ai vendosi të mbillte mbi dy milion luledielli, në 22 hektarë.

Ne thjesht e bëmë atë dhe ne vetëm vazhduam të mbillnim. Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia nuk ikte dhe ne menduam se njerëzit mund të kërkonin diçka për të bërë, kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur distancën shoqërore”-tha Thompson.

Fusha e luleve ështëe madhe dhe  afërsisht një e treta e tyrepritet të lulëzojnë në vazhdim.

Siç mund ta shikoni ështënjë vend mjaft i bukur për ta vizituar dhe njerëzit po shkojnëm me shumë kënaqësi.

Me 22 hektar lule,ka mjaft hapësirë ​​për njerëzit që të shkojnë dhe të shijojnë bimët qëlulëzojnë, ndërsa ende mbajnë një distancë të sigurt nga vizitorët e tjerë,duke e bërë atë strehën e përsosur pandemike.

Por, ndërsa pandemia ndihmoi në frymëzimin e Thompson për të mbjellë fushat masive të luleve në radhë të parë, ai thotë se përgjigja nga publiku ka qenë aq e madhe saqë ai synon të vazhdojë mbjelljen e tyre edhe kur pandemia të ikë.