Covid rimodelon javën e modës
Java e Modës në NewYork do të duket pak më ndryshe këtë sezon me kufizimet e pandemisë COVID-19 qëndikojnë gati çdo aspekt të jetës. Parada shtatë-ditore e shfaqjeve dheprezantimeve në pasarelë është reduktuar në pesë ditë nga data 13-17 Shtator.Organizatorët kanë bashkëpunuar ngushtë me zyrën e guvernatorit të New York-utpër të zbatuar protokollet e nevojshme.
"Ne kemirimodeluar gjithçka në funksion të një shfaqje të sigurt dhe të suksesshme përstilistët dhe që i lejon pjesëmarrësit të ndjekin Javën e Modës në New York, si asnjëherë më parë"-tha Prill Guidone, zv.presidenti I i marketingut.
Stilistët Jason Wu, Rebecca Minkoff dhe ChristianSiriano këtë vit janë janë partnerë me dyqanin e pajisjeve amerikane Lowe's.Secili prej tyre do të përdorë për dekor produkte për shtëpi. Këto artikuj mëvonë do të jenë në dispozicion për blerje. Prezantimi I koleksioneve do tëbëhet me një publik të kufizuar, shfaqjet do të regjistrohen dhe më pas do tëtransmetohen në platformën e re dixhitale, Runway360.com
Kryeredaktorja eRevistës amerikane “Marie Clare”, Aya Kanai shprehet se përsa ju përket tëftuarëve në shfaqjet në New York, Milano dhe Paris, pjesëmarrja do të mbetetnjë zgjedhje personale. Kjo është një zgjedhje personale. Ne kurrë nuk do t’ikërkojmë askujt ta vijë me patjetër."
Ndërsa modelja, AnokYai e cila ka punuar në Londër që nga marsi, i përshkroi shumë të çuditshmeshfaqjet e pakta që ka bërë gjatë pandemisë.
"Kjo pandemishkaktoi kaq shumë pasiguri dhe me të vërtetë askush nuk e ka idenë se çfarë dotë ndodhë në të vërtetë," tha Yai. "Shpresojmë se gjithçka do të kthehet siç ishte, sa mëshpejt."
Organizatorëtbesojnë se karantina do të përshpejtojë industritë e modës të kthehet në kursinnormal, duke kaluar këtë fazë të vështirë.