Liga Profesioniste e Futbollit: Më 19 shtator skuadrat zbresin në fushë për të kërkuar përmbushjen e kërkesave
Liga Profesioniste eFutbollit zhvillo këtë të shtunë (12 shtator) një mbledhje jashtë axhendës sëtyre ku diskutuan mbi vijimin e bojkotit të kampionatit.
Pas mbledhjes, 10presidentët e klubeve të të Kategorisë Superiore konfirmuan se javën e ardhshmenë 19 shtator, të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë për të mbështetur 4kërkesat e tyre në shenjë proteste kundër moszgjidhjes së situatës prejqeverisë.
Ata ftojnë qeverinë që të ulen së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit për të diskutuar përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ndërkohë mbledhja e radhës së Ligës Profesioniste do të mbahet në 21 shtator, ora 11:00.
Postimi i Liges Profesioniste:
1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatitdhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katërkërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat tëzbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe tësolidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje tëkatër kërkesave tona minimale.
2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë përbisedime.
a) Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe:Qeveri-FSHF-Ligë.
b) Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinëpërbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi. Ne presim ftesën eqeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.
c) Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhepërpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet nëShqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesattona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm,Dritan Kadia.
3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike ngadita e sotme.
4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve,shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat eLigës dhe të mbështesin futbollin.
5) Mbledhja e radhës së Ligës do të zhvillohet nëdatën 21 shtator ora 11:00.