Diamanti i përsosur 102 karat del në ankand, mund të shitet deri në 30 mln dollarë
Njëdiamant i rrallë mbi 100 karat, i cilësuar ndryshe diamanti i bardhë i përsosurpritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve, Sotheby's. Ai konsiderohet sinjë nga dimantët më të rrallë dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionëdollarë.
Një prej diamantëve më të rrallë në botëpritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të kapë vlerën e 12-30milion dollarëve.
Shtëpia e Ankandeve Sotheby's tha se xhevairi102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, është diamanti i dytë më i madh ovali këtij lloji që del në shitje.
Më i madhi, një diamant 118.28 karat, ushit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në Hong Kong në vitin 2013.
Vetëm shtatë diamante të tillë, tënjohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herëtnë ankand.
"Ne po shohim një diamant tëjashtëzakonshëm," tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive nëSotheby's, Neë York.
"Për herë të parë në historinëtonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po elëmë tregun të vendosë."
Diamanti do të shitet pa një çmimrezervë në Hong Kong më 5 tetor. Dy prej diamantëve më të mëdhenj në botë ipërkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jeëels Croën British.
Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milion dollar, një argjendari në Hong Kong.
