Policia ndalon Mozzik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2020, 11:42
Reperi i njohur Mozzik është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Në momentin e ndalimit reperi ishte duke udhëtuar me veturën Mercedes G63 AMG bashkë me shokun e tij Grajqa.
Ky moment nuk i ka shpëtuar dëshmitarëve në rrugë, të cilët menjëherë e kanë filmuar.
Mozzik shihet i shqetësuar teksa bisedon në telefon, ndërsa miku i tij shfaqet duke biseduar me policët.
Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit dhe reperi deri tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.
