Ndaloni menjëherë së puthuri fëmijët tuaj në buzë, këshillojnë psikologët

Kohëmë parë, Victoria Beckham, postoi një foto të saj duke puthur në buzë të bijën,për t'i uruar asaj ditëlindjen. Ky veprim solli diskutime të nxehta në komentete këtij postimi nëse është i pranueshëm një gjest i tillë apo jo. Mjekët thonëqë fëmijët duhet të ndihen të sigurtë dhe të dashur në mjedisin familjar, pornga ana tjetër puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehurdashurinë prindërore.

Jaçfarë mendimi kanë psikologët e fëmijëve për këtë mënyrë të shprehjes së dashurisëprindërore.

1. Fëmijët mund të mos menaxhojnë kufijtë e tyre personalë

Buzëtdhe goja janë kufinjtë personalë të trupit të një fëmije, kështu shpjegonpsikologia Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, ju i tregoni sekufinjtë e trupit të tij janë të  hapurdhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.

Kështu,prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë "sindromënviktimë" me paaftësinë për të thënë "jo" dhe për të menaxhuarkufijtë e tyre personal.

2.  Fëmijët mund të marrin infeksione të rrezikshme përmes puthjes në buzë

Mjekët,dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobevenë gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohentek fëmijët dhe t'i dëmtojnë shumë. Meqenëse fëmija ka një sistem imunitar mëtë dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnënë trupin e tyre përmes pështymës.

3. Fëmija mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë si një shprehje e simpatisë

Fëmijamund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë si i keni mësuar në shtëpijashtë rrethit familjar duke puthur fëmijë të tjerë ose të rritur në buzë, sinjë mënyrë për të shprehur simpati. Psikologia tregon se, edhe pse është një gjesti pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët do e mësojë këtë gjest, duke i imituarprindërit. Kështu që, ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me tëtjerët. Kjo është arsyeja pse psikologët rekomandojnë që prindërit tëputhin  fëmijët në faqe ose në ballë.

Poju a mendoni se puthja e fëmijëve në buzë është e pranueshme? Nëse po, deri nëcilën moshë? Ne do të ishim të lumtur të dinim mendimin tuaj mbi këtë temë.