Murgu që riciklon plastikë

Një murg i shquar budist në Mianmar, ka gjeturnjë mënyrë për të reduktuar mbetjet plastike. Abati Ottamasara, i cili drejtonqendrën e meditimit “Thabarwa”, i ndihmuar edhe nga dhjetëra vullnetarëmbledhin disa mijëra shishe plastike të përdorura në ditë nga komuniteti, dukei ricikluar një pjesë si enë ushqimi që përdoren në manastir dhe pjesën tjetërsi materiale ndërtimi.

"Gjatëpandemisë po hidheshin në rrugë më shumë mbeturina plastike," tha Ottamasara,51 vjeç, i cili nisi punën e riciklimit tre muaj më parë, pasi vuri re sembeturinat grumbulloheshin në rrugë gjatë shëtitjeve të përditshme që i bëntepër të mbledhur donacione ushqimore.

Autoritetet nuk e organizojnë në mënyrë tëpërditshme riciklimin në Mianmar, ndërsa rreth 2,500 ton plehra hidhen çdo ditënë lagjen Yangon, shpesh në rrugë, në liqene, ose digjen.

"Nësene kërkojmë dhurime, njerëzit do t'i mbajnë ato të pastra," thaOttamasara. "Atëherë ne mund t'i përdorim këto shishe plastike si enëushqimore dhe kjo jo vetëm që kursen para, \por gjithashtu zgjidh çështjen embetjeve plastike."

Deri tani janë ricikluar rreth dy ton mbetjeplastike, ose rreth 200,000 shishe plastike, duke kursyer rreth 10,000 dollarë.

Qendra e meditimit rreth 3.6 hektarë, pretkrahë pune për përpunimin e mbetjeve plastike. Vullnetarët përdorin shisheplastike të varura për të bërë hije dielli dhe madje kanë ndërtuar një strehëduke përdorur goma makinash të mbushura me mbeturina plastike dhe çimento përtë formuar muret.