Blogerja thotë se filtrat e Instagramit kanë ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor

Ashley James, ish-ylli i reality show-t "Made in Chelsea", ka shpërndarë disa postime në Story-n e Instagramit, duke bërë një krahasim mes dy fotove.

33 vjeçarja, James, u shpreh se si filtrat e fotove, kanë ndikuarnegativisht në shëndetin e saj mendor dhe thotë se ka përjetuar ndjenja tëdismorfisë si rezultat i kësaj.

James, pranoi sendonjëherë këto filtra i ulin vetëbesimin

 “Kjoështë një foto e fytyrës sime... Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla,madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj tënjëjtën foto me filtrin ‘Paris’ .Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta,makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme. Sigurisht që preferoj qëfytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta e vërtetë. Sa më shumë qëshoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë tëdukej në atë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time tëvërtetë. Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore... Dismorfi, dhe kur fillojmëtë duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, meqë ra fjala, mund të na çojë në mëshumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurëntonë", u shpreh James nëpërmjet postimeve në Instagram

James shtoi se  njerëzit shpesh krahasojnë veten e tyre me atëqë u shfaqet në median sociale.

Ndër të tjera,James tha: "Unë sigurisht nuk jamkundër produkteve kundër plakjes (m’i jepni të gjitha) ose njerëzve që zgjedhintë bëjnë ndryshime kozmetike. Çfarëdo që të na bëjë të lumtur.”