Donte të largonte syrin e keq, gruaja humb të gjitha kursimet e jetës
Një banore e Luganos ka humbur të gjitha kursimet e jetës pasi u mashtruanga disa organizata kriminale të cilët pretendonin se ishin 'magjistarë' dhelargonin syrin e keq.
Gruaja 60 vjeçare donte të largonte negativitetin që ndjente në jetën e sajdhe kështu kontaktoi me 'Profesorin' një lloj magjistari afrikan i cili jetontenë Paris.
"Unë bisedova përmes WhatsApp-it me të. I besova atij. Ai më tha se pakënaqësia ime ishte pasojë e kësaj auresë negative nga e cila mund të më çlironte"- tregon ajo.
Ky ritual kushtonte 25.000 franga dhe e bindur se ky 'Profesor' do endihmojë të zgjidhë problemin e saj gruaja shkon tërheq lekët dhe më pas menjëherëniset për në kryeqytetin francez.
Atje asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Asnjë dhomë hoteli nuk ishterezervuar në emrin e saj dhe shpëtimtari i sai i pretenduar nuk u paraqit në datën dhe vendinqë kishin caktuar.
Në vend të magjistarit kishin shkuar dy rroje të cilët i shpjeguan se këtoforca negative erdhën nga dikush që dëshironte vdekjen e saj. Prandaj ata i kërkuannjë shumë të madhe parash për një ritual që supozohej që ta çlironte.
Kur ajo u përpoq të distancohej nga grupi, situata filloi të tensionohet.
"Nuk më rrëmbyen, por ishte njësoj. Kur unë u shpreha se doja të largohesha ata më goditën me rrip dhe shqelma. Gjithashtu ata më kërcënuan se nëse unë do të denoncoja do të hakmerreshin"- tregon ajo.