Kurbin, makina përplaset me motorin, ndërron jetë një 23-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari uregjistrua mbrëmjen e kësaj të marte (1 shtator).

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër  Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburantinë Mamurras.

Mjeti tip "Nissan" me drejtues shtetasinE.Q.,është përplasur me motorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues nëMamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit  në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprimetë mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)