Trajneri i klubit italian të Serisë A rezulton me Covid-19

Bolonja ka konfirmuar se trajneri Sinisa Mihajloviç ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Situata për Mihajloviçin është serioze pasi ai bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrezikuar, pasi serbi u diagnostikua me leuçemi në 2019.

Në një deklaratë nga klubi i Serisë A bëhet e ditur se Mihajloviç është asimptomatik dhe është karantinuar.

Sipas protokollit të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e skuadrës së Bolonjës do i nënshtrohen testeve për koronavirusin.