Merr flakë makina me të cilën po udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula
Ditëne sotme ka ndodhur një aksident i cili mund të kishte përfunduar tragjikisht përdisa personazhe të njohur shqiptare.
Mini-Busime të cilin po udhëtonin artistët ErmalMamaqi, Inva Mula, Hetem Ramadani, Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë gjatërrugës për në Tropojë.
Pamjetjanë publikuar vetë nga Mirela në “Instagram” dhe duhet të themi që janë të tmerrshme.
“Kjoështë makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donteqë ne të shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino tëishim akoma aty brenda çfarë do të ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zotis’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoijetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmëzjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”-shprehet ajo.
Fatmirësisht,ata kanë dalë nga makina, falenderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur tëdalin nga furgoni para se të shpërthente në flakë.
Edhe Ermal Mamaqi ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një video teksa shihet furgoni në flakë. Krah videos ai njofton se gëzojnë shëndet të plotë dhe se të gjithë janë mirë.