Imitoi Faucin, Brad Pitt siguron një nominim në çmimet “Emmy”
Brad Pitt ditën e martë është nominuar përçmimet “Emmy”, në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi luajti Faucin në “StaurdayNight Live”.
Ky rol u realizua pasi vetë Faucin e sugjeroi këtë gjë. Pitt u shfaq si ai në muajin prill gjatë një episodi të serisë së skeçeve të NBC.
Edhe vetë Faucin ishte tepër i kënaqur ngaajo performancë që Brad Pitt bëri. Gjatë një interviste të dhënë ai u shpreh seaskush tjetër përveç Brad nuk do e realizonte portretin e tij aq meprofesionalizëm.
“Mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm. Dua tëthëm, unë jam fans i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kur mëpyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmenda Brad Pitt, sepse ai ështënjë nga aktorët e mi të preferuar dhe mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme”-tha Faucin.
Gjatë shfaqjes Pitt doli pak ngakarakteri i tij duke i dhënë një mesazh Fauci-t dhe të gjithë mjekëve që kanë qëndruarnë vijën e parë gjatë pandemisë dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer.