Zbulohet origjina e Stonehenge, shumica e gurëve megalitikë gjenden 25 km në afërsi të Wiltshire

Cilaështë origjina e gurëve gjigandë të monumentit të famshëm Stonehenge? Misterine kanë zgjidhur arkeologët në Britani me ndihmën e një kampioni thelbësor qëishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

Me ndihmën e një kampioni thelbësor që ishte mbajturnë Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e Stonehenge, dukepërcaktuar vendin e origjinës së shumë prej megalitëve që përbëjnë monumentin efamshëm në Wiltshire, Angli.

Gjetjet gjeokimike tregojnë se 50 nga 52 gjenomet ebllokut të verdhë, të njohur si sarsen, burojnë 25 kilometra larg vendndodhjes WestWoods në afërsi të zonës Ëiltshire. Sarsenët ishin ngritur në Stonehenge rrethvitit 2500 Para Erës së Re. Më i madhi prej tyre është i lartë 9.1 metra, dhemë i rëndi peshon 30 tonë.

"Është me të vërtetë emocionuese, pasi kemi gjetur përgjigjen e një pyetje që ka munduar arkeologët për më shumë se 400 vite, se nga vijnë gurët e mëdhenj këtu,” thotë historiania Susan Greaney.

Drejtuesi i studimit, gjeomorfologu David Nash, shpjegon se “sarsenët formojnë një rreth të brendshëm kulti dhe një strukturë qendrore megalitike (dy gurë vertikalë që mbështesin një gur horizontale) në Stonehenge. Duke pasur parasysh madhësinë e shkëmbinjve, ata ishin tërhequr ose transportuar me rrota në Stonehenge. Ne nuk e dimë rrugën e saktë, por tani së paku kemi një pikë fillestare dhe mbarimi”.

Informacioni kryesor u zbulua nga një mostër esarsenit, e izoluar gjatë punës së konservimit në fund të viteve ’50.