Ironizon Dj Sardi: Talentet e rinj vlejnë më shumë se ata që quhen artista
Prej një periudhe tëgjatë kohore, Sardin nuk e kishim parë të lancojë projekte të reja dhe fajinpër gjithë këtë e ka patur lodhja në jetën e natës. Mirëpo, pandemia ka bërëpunën e vet, gjatë gjithë periudhës së karantinës ai është fokusuar për tësjellë projektet njëra pas tjetrës.
Ditën e djeshme Sardipublikoi bashkëpunimin e tij me këngëtaren, Ronela Hajati, këngë e cila i’udedikua 100 vjetorit të “Tironës”. Pa mbushur 24 orë ky projekt është priturmjaft mirë dhe po dëgjohet kudo.
I pyetur për më shumëdetaje për projektet që do të vijnë, ai u shpreh se ka vendosur të mbështesëartistët e rinj dhe për këtë arsye në datën 31 korrik pritet të sjellë këngënmë të re me titull “LA TARANTELLA”, në bashkëpunim me Marko Strazimirin.
“Dua të ndihmoj talentet e reja, atavlejnë më shumë se ata që mund të quhen artistë në këto momente. Përbashkëpunim me Markosin më kanë ftuar dhe ndjehem mjaft i lumtur pasi që në daljene tij në ‘Kënga Magjike’ e kam ndjekur dhe më duket një djalë mjaft italentuar”, tha ai.
“La tarantella” ështënjë këngë me ritme latine dhe e ndërthurur me fjalë anglisht dhe ai ka besiminqe do pritet mjaft mirë nga publiku.
Gjithashtu Sardipritet të sjellë dhe një projekt të tretë të cilin do e ketë bashkëpunim megrupin Paradox dhe sipas fjalëve të tij pritet të jetë një këngë shumë ndryshenga dy këngët e tjera.
Krah shumë pyetjeve tëbëra për projektet që pritet të sjellë, moderatorja Arjola Shehu e ngacmoi dhe për jetën e tij private.
Për të cilën Sardi ushpreh se është në një marrëdhënie prej shumë kohësh dhe do të bëhet publikevetëm në momentin që partnerja e tij do të dëshirojë të ekspozohet.