Shihni momentin kur krokodili gjigand e përplas në ujë derrin e egër dhe më pas e copton

Një krokodil gjigand rreth 500 kg është fotografuarduke ngrënë një derr të eger që e gjeti pranë pellgut ku ai qëndronte.

Nga fotot ky krokodil shihet duke përplasur disa herënë ujë prenë e tij. Sipas ekspertit që e fotografoi, ai e ka përplasur në ujë përt’ja këputur gjymtyrët para se ta hante.

Specialisti i krokodilëve australianë Adam Britton ngaAustralia u shpreh se derri kishte ngordhur që me goditjen e parë që mori, porkrokodili priti derisa preja të fundosej në ujë.

Adam ka treguar se krokodilit i është dashur rreth 50 minuta për ta ngrënë të gjithë derrin dhe se ka qëndruar pa ngrënë përreth 3 jave, pasi e kishte stomakun plot.