Jeta e rebele e Jolie në adoleshencë! Nga meshkujt që pëlqente, e fiksuar pas varrezave deri tek alkooli e duhani

Së fundmi disa foto dhe letra personale të Angelina Jolie,janë publikuar nga media “Daily Mail”. Burimi që ia dorëzoi këto foto dheletra, ka qenë dikur i dashuri i Jolie i cili nuk dëshiroi t’i publikohesheidentiteti.

Këto foto dhe letra përshkruajnë adoleshencën që Angelina kakaluar, jetën e saj, marrëdhënien me prindërit, miqtë dhe hobet që ajo kishte.

Në foto shihet aktorja në moshën 14 vjeç duke pirë alkool memiqtë, duke ngrënë pica, duke pozuar para një varreze në Los Angelos etj.

Në letrat që ajo i kishte dërguar miqëve të saj kur ishteshumë e re, shkruhej për meshkujt që ajo pëlqente, për marrëdhëniet që kishteme nënë dhe babain e saj.

Burimi i Daily Mail është ish-i dashuri i Angelinës të cilëtnisën një lidhje në shkollën e mesme El Rodeo në Los Angeles, California.

Ai e ka përshkruar aktoren si një vajzë shumë të bukur dhekishte një interes të madh edhe për anën e errët të jetës. Ajo ishte një fëmijërebele, pinte alkool dhe cigare, por kishte një zemër të madhe e cila përpiqejtë bënte mirë, t’i ndihmonte miqtë, t’i jepte para dhe të ndihmonte të pastrehërit.

“Ajo ishte tepër e mirëdhe bamirëse. Një herë unë nuk e kisha takuar atë përreth 6 muaj dhe ajo nukrrefuzoi të me jepte para. Ajo ishte shumë mirë nga ana financiare dhe mëndihmonte shumë si mua, ashtu edhe miqtë e saj. Ajo sa herë që kalonte pranë tëpastrehëve i jepte para ose  i ofronteushqim”, është shprehur burimi.

Në disa kartolina të dërguara në vitin 1989, Angelina 14vjeç i shkruante shoqes së saj për burrat që i tërhiqnin.

 “Ai është një fotograf që takova sot, askushnuk e di se unë e pëlqej atë, por, ai tha se dëshiron të punojë me mua,shpresoj të jetë kështu, sepse e dua atë”.

“Ai i kishte flokët e përsosura,është i gjatë, i hollë, i zi, jeton në një studio! Por unë mendoj se ai ështëhomoseksual! Oh mirë!”

"Takova zotinperfekt. Unë nuk e di emrin e tij, ai është një puthës i shkëlqyeshëm, nuk dota shoh kurrë më!”, këto janë disa nga shkrimet që i dërgonte mikeshave tësaj përmes kartolinave.

Burimi ka folur edhe për nënën e Angelinës, MarchelineBertrande cila ndërroi jetë në moshën 560-vjeçare nga kancerit të gjirit. Ajo idha pilila që në moshën 15-vjeçare Angelinës për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.

Madje ajo e lejonte vajzën e saj që të merrte dhe tëdashurin të flinte në dhomë me të. Angelina u rebelua kur e ëma i dha at pilulai hodhi ato dhe të dashurin nuk e mori më në dhomë.

Burimi e lavdëroi shumë Marcheline, të cilën e përshkruantesi 'një nënë të lezetshme'.

“Nëna e saj ishtevërtet e lezetshme dhe do të na linte të bënim atë që donim. Ajo na linte të pushonimdhe të pinim në shtëpinë e tyre sepse ishte më e qetë të dinte se ku ishim”.

Ai u shpreh se Angelina nuk i kishte marrëdhëniet e mira metë atin, Jon Voight një aktor mjaft i famshëm që tani është në moshën 81 vjeç.Ai e mashtronte shumë të ëmën dhe aktorja i mbante inat.

Burimi pohoi se Angie dikur hodhi nga dritaja një  kompjuter që Voight i kishte dhuruar asaj. Aii kishte blerë një kompjuter të ri, në një kohë kur ata ishin shumë të shtrenjtëdhe të pakët.

Burimi shtoi se Angelina ishte tërhequr nga ana e errët. Aktorjaëndërronte të bëhej një drejtore funerali dhe madje mori një kurs studimi-nështëpi.

Ajo kënaqej duke shkuar në varreza dhe nga ku ka realizuaredhe disa foto.

"Angelina ishte e fiksuar me vetëvrasjen dhe errësirën​​- ajo ishte e interesuar për anën e errët të jetës”, ka thënë burimi.

Angie fliste edhe për kuptimin e jetës në një letër nga1991, shkruar kur ajo ishte 16 vjeç.

“Epo, unë jam gjallë dhe ende po kërkoj arsyen”, shkroi ajo.