Dënohet me 3 vite burg vajza e cila kërcente dhe bënte skeçe komike në “Tik Tok”
Njëgjykatë në Egjipt ka burgosur një vajzë të re pas disa postimeve të hedhura në “TikTok”, duke i quajtur kërcimet e saj si “nxitje përçmimi”.
ManarSamy është dënuar me tre vite burg me akuzën e “nxitjes së mashtrimit, imoralitetitdhe nxitjes së instinkteve” përmes videove të saj në internet, sipas njëdeklarate të prokurorisë.
Prokurorëtgjetën videot e saj në të cilat ajo kërcen dhe këtë veprim e kanë quajtur fyespër vendosmërinë publike dhe të jenë postuar me qëllim të kryerjes sëprostitucionit.
Aktgjykimimund të apelohet me një gjobë prej 300,000 paund egjiptian (19,000 dollarë).
Avokatii Samy, Hani Basyoni është shprehur për AFP se lirimi me kusht është paguar,por lirimi i saj mund të shtyhet pasi të përfundojë festa e Kurban Bajramit. Gjykatacaktoi një seancë dëgjimore në 15 gusht, shtoi ai.
Vendimii vajzës erdhi pasi gjykata dënoi 5 të rinj Haneen Hossam, Mowada al-Adham dhetre të tjerë, me dy vjet në burg secila me burg për përmbajtjen e postuar nëTik Tok.
Në videot e tyre të shkurtra,vajzat e reja shfaqen duke bërë skeçe komike dhe kërcime, një trend që është përhapur gjërësisht në të gjithë botën.


