Shqiptarët harxhojnë 50-60 mijë euro për dekorin e dasmave dhe festave
Eftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë organozatorja e festave AnisaMusta e cila ka folur më gjatë rreth kësaj pune, dhe marrëdhënia që kanëshqiptarët me organizimin e festave.
Ajo ështëshprehur se nga viti në vit, shqiptarët po janë më të përkushtuar ndajorganizimit të festave dhe shpenzojnë shuma marramendëse. Shqiptarët përorganizimin e një eventi apo dasme mund të shpenzojnë edhe 50-60 mijë euro.
Arjola Shehu: Shpenzojnë shqiptarët për festat?
Anisa Musta: Realisht shpenzojnë. Ka raste që shumë njerëz nuk janë në brendësi të kësajpune dhe kur dëgjojnë për shumat marramendëse që shpesh herë përdoren përevente të tilla habiten. Është shumë personale dhe në varësi të njeriut që e bën.
Por mund të them që ka ngabuxhetet më minimale që janë 200-300 euro për evente të vogla dhe pastaj kaedhe shpenzime marramendëse duke e marrë në total të gjithë shenzimet e eventitjo vetëm dekorin, por edhe lokali, ambjenti, muzika që zgjidhet. Ka shumëelementë që përfshihen tek pjesa e organizimit të një feste. Ka dhe shuma qëmund të duken ekstreme.
15 mijë euro është një nga shumat më të vogla që kam dëgjuar në këto festa, por ka edhe dasma ose evente të biznesit që mund të harxhojnë rreth 50-60 mijë euro ose edhe më shumë. Është një industri që ka njohur shumë rritje vitet e fundit dhe njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më shumë.
