Gjonaj i përgjigjet akuzave: Asnjë kryetar bashkie nuk do të urdhëronte dhunën në futboll, Tërbuni nuk kishte interes

I ftuar në Ora Sport, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj i ështëpërgjigjur akuzave se ka qenë ai vetë që ka urdhëruar dhunën ndaj lojtarëve tëEgnatias në përballje me Tërbunin.

Ai shprehet se nuk ka pasur kurrë një gjë të tillë madje thotë se kashumë respekt për lojtarët e Egnatias. Gjonaj i kërkon falje qytetarëve të Pukësqë 4-5 personave krijuan një situatë të tillë.

Gjonaj: Nuk ma merr që ka, jo vetëm në Shqipëri,por edhe në vendet më të pazhvilluara, një kryetar bashkie që të jetë iinteresuar për të patu incidente të tilla. E gjithë situata e krijuar aty ështëtotalisht nga stafi i Egnatias. Aty janë 5 persona që nuk e meritojn të jenë nëpankinë. Unë vetë personalisht i kam marrë vetë dhe i kam futur në dhomat ezhveshjes, në autobusë dhe nuk ka pasur një të shtyrë apo të sharë. Unë dua t'ikërkoj falje të gjithë qytetarëve të Pukës, që për 4-5 persona të arrihet njësituatë e tillë. Unë jam një ekip që kam bërë me dinjitet gjatë gjithë kohësdhe nuk blej e as shes ndeshje.