Dhuna ndaj Egnatias, Gjonaj: Arbitrimi ishte në rregull, situata u krijua nga stafi i tyre
Dhuna duket se mbetet një pjesë e errët dhe e pandashme e futbollit nëShqipëri. Një incident u regjistrua në takimin mes Tërbunit dhe Egnatias në Pukëku pas ndeshjes u dhunuan lojtarët e Rrogozhinës.
I ftuar në Ora Sport, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ushpreh se Tërbuni nuk ka pasur asnjë arsye apo qëllim për të dhunuar lojtarëtkundërshtarë. Madje ai shprehet se dhe arbitrimi i ndeshjes ka qenë i saktë.
Gjonaj shprehet se personat që kanë dhunuar lojtarët janë persona tëpaautorizuar dhe beson se ka qenë e kamufluar.
Gjonaj: Është për të ardhur keq nga një ekip si ai iRrogozhinës të bëjë gjëra të tilla ku fare mirë dihet që filmimet janë aty. Atotreguan një arbitrim shumë korrekt nga ana e gjyqtarit. Nuk pati asnjë lloj mëdyshjepër vendimet e arbitrit. Nuk kishte asnjë gol të anuluar, ndonjë faull tënevojshme. Por ajo që u krijua, ishte nga stafi i Egnatias. Aty ka qenë ekamufluar situata vetë pasi pas përfundimit të lojës, 0-0 dhe kjo situatë nuk iintereson ekipit të Tërbunit. Aty ka njerëz që nuk janë fare pjesë e stafit tëEgnatias. Ata janë të paautorizuara. Ata janë nga komisioni i federatës, nukjanë nga klubi. Unë u largova pa mbaruar ndeshja dhe më pas u telefonova ngadikush që më informuan. Egnatia,nuk ka njëherë që kur ka mbaruar një ndeshje paautomatikë dhe pa pistoleta në dorë. Situata është e dënueshme dhe të ndërmerrenmasat për ata.