Humbja e Kukësit, Tirana shpallet kampione e Kategorisë Superiore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2020, 22:51
Tirana tashmë mund të gëzojë. Matematikisht, vetëm dy ndeshje përparapërfundimit të Kategorisë Superiore kryeqytetasit janë shpallur kampion.
Kjo vjen pas humbjes së skuadrës së Kukësit mbrëmjen e sotme përballëVllaznisë me rezultatin 1-0.
Humbja e ka shtuar diferencën e pikëve mes dy vendeve të para kuTirana kryeson me 69 pikë, 7 pikë larg Kukësit.
Me një sezon thuajse perfekt, Tirana i kthehet titullit kampion pas 11vitesh.