Pandemi dhe pa lekë: Gjyshërit ''banjo dielli'' në parqe e sheshe
Pamundësia ekonomike por edhe frika e pandemisë, i detyron moshat e treta të mos bëjnë pushime verore. Ata pohojnë se e kanë të pamundur të bëjnë pushime dhe shohin si ambientet më të përshtatshme, parqet dhe sheshet në kryeqytet.
Nën temperaturat e larta të fund korrikut, moshat etreta janë kryesisht ato që nuk frekuentojnë bregdetin, apo një zonë tjetërlarg monotonisë.
Parqet, apo stolat nën hije, janë pushimet e një pjesetë madhe të këtsaj grupmoshe.
''Në shtëpi rrimë gjithë ditën, pastaj nga ora 7 e mbasdites dalim. Me pension 150 mijë lekë si mund të kalohen? Këto janë pushimet tona.''
Sipas tyre, kjo vjen jo vetëm nga frika e pandemisë sëkoronavirusit, por edhe për shkak të pamundësisë ekonomike.
''Nuk ka fuqi financiare. Këto pensionet i kanë lënë njerëzit sa një krah pule. Të ardhurat e tyre janë të pamundura. Kjo është ana ekonomike, ndërsa nga ana e Covid-19, do jetë e pamundur. Me pensionin që ka mosha e tretë, e vështirë është.''
Me të ardhurat mujore, ata diskutojnë ilaçet dheushqimin e përditshëm.
''Nuk kam mundësi për arsye se kam një pesion fare të vogël. Gjithë këto halle, gjithë këto ilaçe.''
Në këto kushte, edhe kjo verë, si shumë të tjera, do t'ilërë këta qytetarë në përditshëmrinë e tyre, me shpresën se dikush i afërt, dozgjedhë të pushojë disa ditë pranë tyre.