Pushime pa 'jetë nate': Boshatisen lokalet në Sarandë, dasma 'pa protokoll' në Durrës

Vendimi i ndalimit të muzikës dhe festave si masëkundër përhapjes së koronavirusit, bën që pas orës 20:00 e gjithë vijabregdetare të heshtë. Biznesi thotë se kjo po i përkthehet në humbje, ndërsa tërinjtë për argëtimin e munguar. Ndërsa policia nga ana tjetër është në terrenpër të ndëshkuar të pabindurit.

Pavarësisht kundërshtive, një pjesë e biznesit pozbaton vendimin e qeverisë me qëllim shmangien e grumbullimeve për tëashtuquajturën jetë nate.

''Siç e shikoni, këtu është një qetësi totale, ora shënon 20:00.''

Administratorët thonë se muzika është frymëmarrje përkëtë biznese, ndaj kërkojnë lejimin e saj me rregulla e kontrolle të shtuara

''Të rikthehet muzika, dhe të merren masa drastike, të rrepta që edhe ne t'i zbatojmë siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë.''

Pa DJ e këngëtarë, lokalet në zonat bregdetare mbetenpa klientë dhe stafet e shërbimit rrezikojnë punën.

''Kemi marrë një paralajmërim për shkurtimin e vendeve të punës, por nuk e dimë se kush do jetë i prekuri.''

Ndërsa pushuesit nuk kanë më një alternativë për tëkaluar mbrëmjen.

''Saranda pa jetën e natës është thuajse zero, për faktin se është ajo që i akumulon njerëzit''.

Por jo të gjithë bizneset kanë treguar ndërgjegjësim.

Për të siguruar zbatimin e ligjit është angazhuarPolicia e Shtetit e cila ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare!

Vetëm në Durrës, janë venë 10 gjoba, disa prej të cilavepër organizimin e dasmave në shkelje të protokolleve.

''Si për prshje të qetësisë publike, për organizimin të ceremonive të e dasmave, për shkaktimin e zhurmave.''

Operatorët turistike nga ana tjetër shprehin shqetësiminse ndalimi i jetës së natës do të jetë një goditje për sezonin e pushimeve mespandemisë.