Ujësjellës i ri për 5 fshatra në Lezhë, sigurohet ujë i pijshëm për 10 mijë banorë

Sigurimi i ujit të pijshëm ka qenë sfidë kryesore për 10 mijë banorët e njësisë administrative Zejmen në 30 vite demokraci! Një investim me 249 milionë lekë pritet t'i japë zgjidhje përfundimtare mungesës së ujit të pijshëm në fshatrat e njësisë Administrative Zejmen në Lezhë. Për rreth 30 vjet demokraci, banorët thonë se kjo u ka vështirësuar jetën.

Mungesa e ujit të pijshëm i ka shoqëruar për afro 3dekada banorët e fshatrave të njësisë administrative Zejmen në Lezhë.

''Kemi një burim në fushë, është i hapur para 15 vjetësh.''

Në Pllanë, Zejmen, Markatomaj, Tresh e Spiten, banorëte kanë siguruar ujin me shumë vështirësi.

''Ujë, drita dhe rrugë, bota i ka në kushtetutë, në Shqipëri këto nuk ekzistojnë.''

Por situata pritet të ndryshojë!

Bashkia e Lezhës me mbështetjen e qeverisë ka nisurzbatimin e një projekti me vlerë 249 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësittë ri.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se ai do të jetëzgjidhja përfundimtare e kësaj problematike për rreth 10 mijë banorë!

''Shumë shpejt do ketë ujë 24 orë, dhe me një projekt fantastik i cili do të prekë 5 fshatra''.

Punimet për ujësjellësin e ri pritet të zgjasin 18muaj.