Basha: Sot është koha për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, i shërben paqes e stabilitetit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kakujtuar 10 vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte nëpërputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruanse sot është koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pasi i shërbendy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Postimi i Bashës në Twitter

''10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, dha gjithçka për  shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.''