Pas Thaçit, Gjykata Speciale në Hagë thërret edhe Ali Ahmetin
Pas presidentiThaçi edhe një tjetër politikan i rëndësishëm i trevave shqiptare ftohet në Hagë.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë me dije se është ftuar nga Gjykata Specialja me seli në Hagë.
Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti me anë të një postimi në facebook.
“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.
Ahmeti: Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhearritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janësynim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.
Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikëssë Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit eUÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitaritdhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.
Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhejam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuarçiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit tëregjimit serb të Millosheviçit.
Ahmetiështë ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.
ParaprakishtSpecialja intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftëne Kosovës me Serbinë.
Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.