Haradinaj "kërcënon" LDK: Bëni pas nga cirku i Brukselit, nuk mbështes qorrazi asnjë qeveri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj aleatit të tij në qeverisje LDK përrrjedhën që ka marrë dialogu me Serbinë.

Haradinaj kërcënoi se nuk do ta mbështesë qeverinë eAvdullah Hotit nëse vazhdon në këtë mënyrë.

Haradinaj:Unë nuk jam i gatshëm të jap përkrahje qorrpër Kosovën. Kemi përvoja të këqia në të kaluarën. Nuk mundem ti jap përkrahje në terr dhe qorr askujt. Është vendi në pyetjejo Aleanca.

Haradinaj tha se nuk di çfarë ka ndodhur në takimin ekryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nëBruksel edhe pse theksoi se nuk beson te ndonjë tradhëti nga ana e tij.

Haradinaj: A e dini kë e ka pasur Vuçiç në takim? Zotërinë Vasilevic,ish-KOST nga zyra e Gjuriçit, ky e ka marrë shefen e kabinetit, nëse nuk ibeson Selim Selimit as unë nuk të besoj ty.Unë kam qenë në opozitë, i kam dhënëThaçit, Blerim Shalën edhe prej opozitës, pa asnjë post qeveritar dhe Thaçi eka marrë në tavolinë se e ka ditë që unë duhet me e ditë se çka po ndodhë nëtakim.Për shembull unë nuk e di çka ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq sepse nukka kush të më tregoj, unë dua ta kem njeriun tim aty, ne jemi megjithatë dyparti, ai është kryeministër i Kosovës. Unë nukmendoj që Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim, por kjo nuk është mënyra më emirë për të ecur përpara, duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkëtpër këtë temë, së pari brenda koalicionit pastaj me subjektet tjera, nëse ainuk i beson Aleancës që e ka ne ekip përse t’i besoj opozita atij.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk e përkrah as emërimine Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun sepse nuk është vënë nëdijeni për emërimin e tij.

Haradinaj: E ka emëruar Skender Hysenin për të cilin kam respekt por ipari që ia përkrahu është presidenti Thaçi, nuk ia ka përkrahur Aleanca përshembull sepse as nuk kam qenë në dijeni. Asnjë mesazh nuk e kam marrë as ngaHoti as nga Mustafa se do ta emëroj Skender Hysenin për këtë punë. Nuk kandodhur ndonjë e keqe këtu por nëse e përvetësojnë dialogun, e dëshirojnë tëbëhen një klub i ngushtë për këtë temë, në rregull, puna e mbarë por të mbajnëpërgjegjësi.Kur të vini në Parlament edhe ne ua themi mendimin tonë, nukfunksionon kështu, në të kaluarën i kanë shkaktuar dëme Kosovës, kështu kemimbërri te tavolina e Mogherinit kur një klub i vogël e njerëzve, klubi i njëjtëqë të ka përfaqësuar ne kemi mbetur duke i shikuar.

Poashtu Haradinaj deklaroi se kryeministri Hoti nuk ka të drejtë ta kyçë Kosovënnë një proces pakufi.

Hoti: Përveç dinamikës kohore që Hoti nuk ka të drejtë të flasë nëemër të Kosovës, nuk e gëzon atë të drejtë, ai nuk e gëzon të drejtën me e kyçKosovën në një proces pa kufi, pa asgjë të qartë, nga takimi në takim, nga temanë temë.

Në emisionin“Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj deklaroi qëndrimin e tij kundër që Kosovatë vazhdojë pa kornizë kohore dhe paqartësi në dialog.

Haradinaj: Unë jam kategorikisht kundër pra që Kosova të vazhdojë pakornizë kohore, pa qartësi në dialog. Unë i kam shprehur mendimet e mija tëHoti që duhet bërë kujdes, mos me e humbë mundësinë e një dialogu të udhëhequrnga Amerika me një marrëveshje që vjen me një afat kohor të pranohet, tëdorëzohet në dialogun tek Borrelli dhe Lajcaku që kanë kohë, sepse Evropës nuki ngutet.Hoti dhe Mustafa duhet ta bëjnë një hap prapa në obligimet që i kanëmarrë të tilla. Nuk mund të vazhdojnë me një agjendë pa kornizë kohore, paqëllime konkrete, që është prej temës në temë. Ne nuk jemi kundër rolit tëBE-së në dialog, por dinamika kohore e BE-së është tepër e disfavorshme për ne,vetëm ia lehtëson Serbisë hapjen e kapitujve për të shkuar drejt BE-së, në nambanë ashtu siç na ka mbajtur deri tani, as liberalizimin e vizave nuk na e kadhënë.Unë nuk shoh arsye pse kryeministri Hoti duhet të kujtoj që e kapërkrahjen e Kosovës për një proces të tillë, përkrahjen time nuk e ka, unë jamanëtar i koalicionit, nuk e ka përkrahjen për një proces të tillë tëstërzgjatur për kthim në procese gjysmë politike, gjysmë teknike, për pallavratë tilla nuk e ka përkrahjen.

Ndërsa nga SHBA pas dështimit të Samitit të planifikuar nëUashington nuk ka më një datë të dytë për këtë takim, Haradinaj thotë se Kosovaduhet të bëjë një hap pas.

Haradinaj: Ti ja u pamundëson,nëse të duket gjithçka normale dhe shkon në Bruksel, dy dialoge nuk mund tënddohin. Duhet bërë një hap pas nga ky cirk. Nuk ka kornizë kohore, nuk ka saktësitë afateve të temave, nuk ka kohë kur ndodh marrëveshja. Mund të mbesimkonflikt i ngrirë pa kufij vetëm për një foto me Borell, Lajçkak etj.Boll, janëbërë 20 vjet kështu. Acarimi i gjendjes me taksën këtë qëllim ka pasur, që tëdramatizohet puna  dhe të zgjidhetproblemi.Ky e ka kthyer rutinë.

Ish-kryeministri i Kosovës komentoi edhe deklaratën e Ramëspër vendosjen e taksës nga Haradinaj, ku sipas tij ai mbërriti në pikën e  vlimit por nuk e  përdori si duhet.

Haradinaj: Rama fatkeqësishtnuk i kupton ato që kalon Kosova, nuk e ka axhendë ditore Kosovën por qeverisjennë Shqipëri. Ai ka detajet e veta, unë të miat.Ne kemi kërkuar përmes një tememe i zgjidh të gjitha temat, kemi kërkuar njohje reciproke.