Haradinaj u rikthehet deklaratave: Rama ka tentuar të më bindë për ndarje, tërheqja e padisë asnjë vlerë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës RamushHaradinaj, deklaron se tërheqja e padisë për shpifje nga ana e kryeministrit tëShqipërisë Edi Rama nuk ka asnjë vlerë.
Ish-kryeministri i Kosovës insiston se njerëzit pranë Ramëskanë tentuar ta bindin që të pranojë planin për shkëmbimin e territoreve.
Haradinaj: Nuk ka vlerë as tërheqja e padisë. Unë e kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës. Nuk ka qenë vetëm Rama. Ka qenë Vuçiç, Thaçi dhe Rama që e kanë pasur një plan të madh që ka pasur si opsion ndërrimin e kufijve. E ka thanë më herët Biserko, edhe Bolton dha sinjale për këtë edhe nuk u akuzua për shpifje. Si kryeministër e kam detyrë të ruaj tërësinë territoriale. E dini çka kom thanë. Unë i kam reaguar edhe Lutfi Hazirit sa herë ka folur rreth këtyre temave. Me i thanë kryeministrit se po shpif, është një shpifje me të vertetë mundesh me qenë jo mirë. Një ushtri e njerëzve të Ramës kanë ndejtë afër meje, gruas dhe fëmijëve që të pranoj planin. Boll vështirë ka qenë që ta them këtë. Tërheqjen e pranoj si kërkim-falje, jo si mëshirë. Unë se kam problem ta takoj, por se kam takuar sa ka qenë në Kosovë.