Demhasaj: Ndoshta BE dhe Serbia po synojnë krijimin e komunave Serbe në Kosovë

Nënjë intervistë për Ora News, analisti Arton Demhasaj tha se dialogu Kosovë-Serbi,nga një dialog politik po kalon në një dialog teknik, duke rrezikuar në mosnjohjene Kosovës.

SipasDemhasajt, ideja e korrigjimit të territoreve nuk mund të rikthehet në Brukselduke qenë se shumë vende, e kundërshtojnë këtë ide.

Arton Demhasaj: Duket se dialogu Kosovë-Serbi, nga një dialog i nivelit më të lartëpolitik, po kalon në një dialog teknik, që mund të arrijë të përfundojë në një marrëveshjeteknike, pro jo në njohjen e Kosovës.

Nuk besoj se protestat në Kosovë dheSerbi e pengojnë procesin e dialogut, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur më herëtkur ka pasur protesta. Ndoshta Hoti dhe Vuçiç mund t’i përdorin ato për të ngadalësuardialogun, por nëse ka një mbështetje nga SHBA dhe BE, dialogu nuk mund tëndalet.

Nuk besoj se ideja e korrigjimit tëterritoreve nuk mund të rikthehet në Bruksel duke qenë se shumë vende, përfshirëedhe Gjermaninë, e kundërshtojnë këtë ide. Biles edhe SHBA është shprehur sekjo është një ide e vdekur.

Për Demhasajn,ajo që ndoshta po synohet nga BE dhe Serbia është krijimi i asociacioneve serbenë Kosovë.

Arton Demhasaj: Ajo që mendoj se po synohet nga BE është marrëveshja e asosacionit, porqë Kosova e ka cilësuar atë marrëveshje si jo kushtetuese. Unë mendoj se kapremise që ta kthejnë edhe njëherë marrëveshjen e asosacionit, këtë synon edheSerbia, që të krijojë një pushtet të ndërmjetëm, duke krijuar një miniautonomi.Por kjo nuk mund të bëhet pa u ndryshuar kushtetuta e Kosovës.