Mbyllja e jetës së natës, Brataj: Të rinjtë janë burim transmetimi i virusit, s'kishte rrugë alternative
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se ndalimi i aktivitetit të klubeve të natës, diskove, lunge-bareve apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre, shoqëruar dhe me ndalimin e muzikës pas orës 20:00, ishte e vetmja zgjidhje për të shmangur grumbullimin e të rinjve.
Edhe pse më pak të riskuar nga koronavirusi, ai thotë se ata janë një burim i madh i transmetimit të virusit.
Brataj: Pikat e grumbullimit më tëmadh ishin këto aktivitete, në të cilat ishte mosha e re, të rinjtë. Këta erespektojnë më më pak rregullat por janë burim i madh i transmetimit tëinfeksionit.Masat merren për të mbrojtur shëndetin, nuk ka rrugë alternative.Virusi është këtu. Duhen marrë masat për të mos u mbyllur.Besoj se me këto masadhe bërjen të detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura brenda 3-4 javëshmund të ketë një ulje të të infektuarve.
Brataj për Ora News deklaron se lirimi i masave ka sjellë edhe shtim të infeksionit.
Brataj: Me lirimin e masave pozitiviteti është rritur nga mosrespektimii rregullave. Sa më shumë rritet numri i të infektuarve një 30% do të shndërrohetnë pacientë, 10-12% do shtrohen në spital.
Sai takon lejimit të kryerjes së testeve për Covid-19 te privati, Brataj thotë seerdhi si nevojë e pengimit të qytetarëve për të lëvizur jashtë.
Brataj: Është sëmundje infektive shumë e rrezikshme që duhet të jetënën kontroll dhe monitorim dhe institucioni përgjegjës është ISHP.Privatin nëTiranë e kemi, jo në gjithë territorin. Bota mori masat e veta duke ndaluar oseduke qenë i sigurt për provën që nuk je infektuar. Shumë shtete e kryejnë nëaeroporte kundrejt pagesës. Duke parë që u paraqit kjo kërkesë ku shumë njerëzpo bllokohen për lëvizje, në këtë moment nuk e përballonte ISHP dhe ju dha mundësiaprivatit.
Intervista nëstudio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana