Studimi i fundit: Njerëzit duhet të bëjnë pushime një herë në 43 ditë punë

Lodhja, stresi në punë gjithmonë ndikojnënegativisht në organizmin tonë. Nëse nuk kemi një  mendje të çlodhur dhe të qetë atëhere pasojatnegative do i shohim në punën që bëjmë.  Sipasnjë vëzhgimi  të bërë puntorët britanikë kanënevojë për të bërë pushime çdo 43 ditë për të shmangur lodhjen e tepërt.  Një  studim i porositur nga  SPANA , zbuloi se marrja e ditëve të pushimittë paktën një herë në gjashtë javë ndihmon për të ndaluar lodhjen në punë. Kystudim u bë me ndihmën e 2.000 punonjësve të zyrave ku 70% e tyre thane se vuajnë nga lodhja dhe ndjehen të dështuarnëse nuk shkojnë me pushime.

Shenjat kryesore për të  pasur nevojë për pushimë përfshijnë ndjenjën estresit dhe konstatimin se mirëqenia juaj mendore ka filluar të vuajë. Tre ngadhjetë punonjës u shprehën se qëndronin disa netë pa gjumë kur kishin nevojë përca kohë pushimi  dhe 23% e tyre e gjeninveten duke qarë pa asnjë arsye.  

Por me kufizimet e udhëtimeve për shkaktë pandemisë, shumë  njerëz po zgjedhin tëmos përdorin lejën e tyre  pasi nuk mundtë shkojnë jashtë vendit aq lehtë. Sidoqoftë, studimi zbuloi se  nuk ështëe nevojshme të udhëtoni në një vend të caktuar për të ndjerë përfitimet epushimit, 70% e tyre  janë po aq tëlumtur  të kalojnë disa ditë pushimi nështëpi.

Gati gjysma e atyre që do dëshironin tëbënin pushime menjëherë thanë se i mjaftonte vetëm qëndrimi në kopsht dhe43%  nuk duan asgjë më shumë veçse tëvendosin këmbët para Tv , ndërsa 41% e tyre do të përdorin kohën për të lexuarnjë libër. Por, një e pesta e punëtorëve upëlqen mendimi për të rezervuar kohën e lirë për të bërë absolutisht asgjë. Kuru pyetën se si ndjehen për punën tani, 26% mendojnë se po përballen mirë, pornjë në 10 të rritur ndjehen të stresuar, dhe një tjetër 8% janë të lodhur.