Doli me të brendshme para të infektuarëve me COVID-19, infermieres i propozohet të bëhet prezantuese moti
Në këtë kohë pandemie kryefjala e shpëtimit janë bërë mjekëtdhe infermierët të cilët janë të parët në vijën e luftës që po përballen mekëtë armik të fshehur. Temperaturat e larta, veshja mbrojtëse ja kanë bërëpunën më të vështirë atyre .
Mirëpo një infermiere në Rusi e ka një zgjidhje, ajo kavendosur që të shfaqet para pacientëve me të brendshme dhe veshjen mbrojtësesipër. Nadia Zhukova mbante veshur një veshje mbrojtëse transparente ndërsa ujepte pacientëve të infektuar me koronavirus ilaçin e tyre.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer shefave të spitalit të cilët e kanëdisiplinuar për 'mosrespektim të kërkesave për veshje mjekësore'. Infermierja uankua se ishte shumë nxehtë në fustanin e hazmatit dhe më pas dënimi i saj utërhoq pasi pati një reagim edhe nga publiku.
Tani, asaj i është ofruar një rol si prezantuese e motit në televizionin lokal në Tula, në jug të Moskës por dëshira e saj është vazhdojë të punojë si infermiere. Më herët asaj i është ofruar dhe një pozicion si modele për një markë ruse me veshje sportive, por ajo insiston se asgjë nuk do ta heqë atë nga profesioni i dashur i mjekësisë dhe nga dëshira e saj për t’u bërë mjeke.




