Anullohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel
Fondacioni Nobel, i cili merret me administrimin e ndarjessë çmimeve Nobel, në një deklaratë të bërë, ka thanë se për shkak tëkoronavirusit, janë detyruar të anulojnë ceremoninë tradicionale , që mbahetçdo vit në muajin dhjetor, në sallën e qytetit të Stokholmit.
Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel , Lars Heikensten,tha se për shkak të masave kufizuese, nuk është e mundur që të organizojnë njëceremoni me 1.300 mysafirë të ftuar. Fituesit priten të shpallen në muajin tetor,por nuk dihet ende se si dhe në çfarë mënyre do të zhvillohet ceremonia endarjes së çmimeve.
“Ky është një vitshumë i vështirë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtatenrrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje fituesve tëçmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë.