Emina Cunmulaj testohet për herë të dytë për Covid-19: Po më dilnin sytë vendit

Bukuroshja shqiptare, Emina Cunmulaj ditën e sotme karealizuar tesin ndaj Covid-19 për herë të dytë. Ajo ka vendosur që këtë momentta ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” për t’i treguar të gjithëve qëkoronavirusi nuk është shaka.

Përveç procesit, ajo tregoi dhe rezultanin i cilifatmirësisht doli negativ. Ndër të tjera, Emina shton se ky është një ndërtestet më të vështira që ajo ka realizuar në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, shkruan ajo krah videove teksa shihet në ankth dhe frikë.