Qeveria ndalon xhirimet e serialit turk për shkak të një karakteri gay!

Netflix anulon dramën turke “Dashuria 101” pasi qeveria indaloi xhirimet sepse paraqiste një karakter gay. Kjo solli dhe pakënaqësi ngakasti i aktorëve, ku njëri prej tyre shprehet se për këtë arsye ka humbur dhevendin e punës.

Në një deklaratë të dhënë, skenaristja Ece Yorenc shprehetse shfaqja e saj është anuluar një ditë para së të fillonte, kjo për shkak seqeveria nuk jep lejë për prodhime të huaja.

“Netflix e anulloi shfaqjenpas bisedimeve me autoritetin audioviziv të Turqisë RTUK. Është shumë efrikshme që për shkak të një karakteri homoseksual, xhirimet nuk u lejuan”,tha Yorenc.

Kishte zëra të pakonfirmuar se Netflix do të tërhiqej ngaTurqia, por spekullime të tilla u hodhën poshtë ditën e hënë.

"Ne jemi shumë tëpërkushtuar ndaj anëtarëve tanë në Turqi dhe komunitetit krijues," thaNetflix Turkey në një deklaratë.

Nënkryetari i qeverisë të Turqisë, Mahir Unal është shprehur të hënën se ai besonte se Netflix do të tregojë ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës turke dhe artit me bashkëpunim më të thellë në të ardhmen.