Kanye West i kërkoi divorcin, Kim Kardashian: Jam e pafuqishme, ka çrregullime mendore
Ditën edjeshme ylli i rrjeteve sociale, Kim Kardashian është shprehur se nuk ka fuqita ndihmojë Kanye West në betejën e tij me çregullimin bipolar. Kim gjithmonë ështëshprehur për bashkëshortin e saj se ështënjë person i shkqlqyeshëm por i komplikuar.
Rrjetimë herët u trondit nga deklaratat e njëpasnjëshme që West bëri në llogarinë etij në “Twitter” , ku mes shumë deklaratave që dha ai shtoi se prej shumëvitesh po përpiqej të divorcohej ngaKim, kjo për arsye se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel. Gjithashtu ai pretendonte se ‘Michael Jackson është vrarë dhe se babai transgjinor i Kim, Kris Jennerështë një “suprenacist i bardhë” dhe se e quante veten presidenti i ardhshëm iSHBA.
Menjëherënjë reagim erdhi nga Kim e shqetësuarnga ato që bashkëshorti i saj kishte deklaruar ajo u shpreh se Kanye ka çregullime bipolare dhe se asnjëherënuk ka preferuar të flasë mbi këtë çështje në publik.
“Siç shumë nga ju e dinë Kanye ka çrregullim bipolar. Të gjithë ata që kanë të dashurit e tyre në këtë gjendje e dinë sesa e komplikuar e sa e dhimbshme është. Unë nuk kam folur kurrë publikisht, sepse jam shumë protektive ndaj fëmijëve tanë dhe të drejtës së privatësisë së Kanye. Por sot ndjej se duhet të komentoj, prej stigmës dhe paragjykimit ndaj sëmundjeve mendore. Ata që i kuptojnë sëmundjet mendore apo dhe sjelljen kompulsive, e dinë se familja është e pafuqishme, përveç rasteve kur anëtari i saj është minoren. Njerëzit që nuk e kanë këtë eksperiencë mund të jenë paragjykues. E kuptoj që Kanye mund të jetë objekt kritikash sepse është një person publik dhe veprimet e tij nganjëherë shkaktojnë opinione apo emocione të forta”-tha ajo.




