Johnny Depp kërcënon ish-bashkëshorten: Do të vras dhe do kryej marrëdhënie me kufomën tënde
Amber Heard ka publikuar disa foto të reja të fytyrës së sajme shenja nga dhuna që Johnny Depp ka ushtruar ndaj saj. Ajo përshkruansituatën kur Depp e goditi atë me telefon në fytyrë, akt i cili nga Amberpretendohet të jetë nxitur nga droga dhe nga pija.
Ajo theksoi se ky do të ishte sulmi i fundit që Depp ushtronndaj saj dhe për këtë arsye vendosi të publikojë dhe këto foto.
Në një zbardhje të deklaratës të saj të bërë në gjyq, sipasDaily Mail, Amber është shprehur se Depp e ka akuzuar për tradhti me një listëtë madhe kolegësh përfshi Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, KevinCostner, Liam Hemsëorth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – madje dhe me gra,Kelli Garner.
Amber është shprehur se gjatë gjithë mardhënies së tyreështë ndjerë si e marrë peng dhe e trembur gjatë gjithë kohës.
Ajo ka treguar gjatë gjyqit kundër ish-bashkëshortit edhe një rast kur ai e kishte kapur me duar në fyt dhe i kishte thënë ekzaktësisht: Do të të vras dhe do kryej marrëdhënie seksuale me kufomën tënde.


