Nëse shkoni me pushime, kjo është zgjidhja ideale për të penguar tharjen e luleve nga uji
Kjo periudhë ka qenë tepër e ngarkuar për të gjithë dheshumë prej jush mezi presin të largohen drejt plazhit, dhe natyrës së qetë përtu çlodhur. Por kudo që të shkoni, mendja juaj do të ngelet mbrapa pasi do tëlini shtëpinë bosh dhe problemi kryesor do të jetë se kush do të kujdeset përgjerat që keni ne të.
Një nga gjërat që duan më shumë kujdes janë vazot me lule,të cilat duhen ujitur sepse vapa është e padurueshme edhe për to. Por, çfarëduhet të bëni që të kaloni pushime të qeta?
Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i largoni vazot në njëvend të ballkonit apo verandës së shtëpisë tuaj ku nuk bie dielli. Sa më pakdiell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu.
Gjithashtu, para se të largoheni nga shtëpia është mirë qët’i ujisni dhe njëherë të fundit. Nëse pushimet tuaja do të zgjasin 7 deri në10 ditë atëhere disa nga alternativat që keni për të mbajtur bimët nëlagështinë e duhur janë këto:
Mbushni bidona plastikë dhe mbyllni kapakun e tyre lirshëmose hapni disa vrima në të. Më pas vendosni bidonat të kthyer për mbrapsht nëbrendësi të vazos.
Gjithashtu një zgjidhje më efikase është vendosja e një garze në një bidon me ujë dhe më pas ta vendosim në vazon e lules, ajo do ndihmojë mbajtjen e lagështisë për një kohë sa më të gjatë. Mund të merrni në dyqan edhe një xhel apostafat, që ruan lagështinë e dheut.

