I çmendur nga dashuria për Genta Ismajlin, ja ç’bën biznesmeni turk për të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2020, 07:31
Nga postimet që hedhin në llogarinë e tyre të përbashkët në “Instagram”, Genta dhe biznesmeni turk Hysen Usta, duken mjaft të dashuruar dhe nuk rreshtin së bëri deklarata të bukura për njëri-tjetrin.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi, ku biznesmeni ka postuar një foto të Gentës në një jaht dhe shkruan: “Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime!”
Usta nuk ngurron asnjë moment së treguari natyrën e tij romantike dhe dashurinë e madhe që ndjen për këngëtaren shqiptare.



