COVID-19, 260 mijë të infektuar në 24 orë, mbi 7 mijë viktima, numri më i lartë në dhjetë muaj
Bota po njeh rritjen më të lartë të infektimeve të reja me Covid-19 që kur filloi pandemia. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja të regjistruara në 24 orë arriti në rreth 260 mijë e po ashtu janë konfirmuar mbi 7 mijë viktima. Situata paraqitet më e vështirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut.
Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja dhe viktimaveme koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër ditë rekordinfektimesh me Covid-19 në të gjithë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve qëkur filloipandemia. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve tëfundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë eviktimave që nga 10 maji. Sipas universitetit John Hopkins, të shtunën, shifrae të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdekur.
Gjendja paraqitet problematike në ShBA, veçanërisht në shtetet jugore qëfillimisht nuk donin të zbatonin karantinën apo t’i detyronin qytetarët tëmbanin maska në publik. Florida, Teksasi dhe Arizona kanë shënuar rritje tëjashtëzakonshme të rasteve.
Florida është aktualisht epiqendra e epidemisë amerikane. Ky shtet regjistroimbi 10,000 infeksione të reja dhe 90 vdekje të tjera vetë të shtunën, duke engritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 337 mijë dhe numrin e vdekjeve mëshumë se pesëmijë.
Javët e fundit, spitalet në të gjithë shtetin paralajmëruan se ishin plot dhe nuk ishin në gjendje të pranonin ndonjë pacient të ri. Masat për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë maskat, janë politizuar shumë në shtete amerikane.