Rifillon gjyqi ndaj Netanyahut, kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion

Pas një pushimi dymujor, rifilloi në Izrael gjyqi përkorrupsion ndaj kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu. Ai akuzohet përpranimin e sendeve të çmuara në këmbim të favorizimit të disa biznesmenëve.Nëse gjendet fajtor mund të dënohet deri në 10 vjet burg. Gjithashtu mijëraqytetarë po protestojnë kundër qeverisë së zotit Netanyahu për keqmenaxhimin epandemisë dhe papunësinë e lartë.

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahurifilloi të dielën pas dy muaj ndërprerjeje. Ai zhvillohet nën sfondin eprotestave kundër korrupsionit dhe akuzave keqmenaxhimin e pandemisë sëkoronavirusit.

Netanyahu, kryeministri i parë izraelit që del përpara një gjykate përkorrupsion, nuk mori pjesë në seancë, gjatë së cilës sipas një zëdhënësi tëprokurorisë u diskutuan çështje teknike.

Zoti Netanyahu, 70 vjeç, u akuzua nga prokurorët në nëntor të vitit 2019 përfavorizimin e sisa pronarëve të medias. Sipas prokurorëve, Netanyahu pranoidhurata të shtrenjta në këmbim të politikave të favorshme rregullatore.

Pasi arriti një marrëveshje politike dhe formoi një qeveri koalicioni merivalin e tij Benny Gantz, Netanyahu vendosi masa të ashpra kufizuese për tëfrenuar përhapjen e pandemisë së kornavirusit.

Por pas heqjes së kufizimeve Izraeli po ndeshet tani me një valë të reinfektimesh dhe rritjen galoponte të papunësisë. Një situatë e tillë ka nxjerrënë rrugë mijëra qytetarë të protestojnë kundër kryeministrit Netanyahu.

Natën midis së shtunës dhe të dielës, policia u detyrua të përdorë ujin me presion për të shpërndarë postuesit e mbledhur rrotull rezidencës së kryeministrit në Jerusalem. Ndërsa në Tel Aviv, mijëra vetë u mblodhën për të protestuar kundër mënyrës së menaxhim të pandemisë nga qeveria si dhe kërkuan ndihmë ekonomike për të kaluar krizën.