Vijojnë diskutimet për planin e rimëkëmbjes, propozohet raport i ri për grantet dhe kreditë

Udhëheqësit europianë vijojnë të jenë të ndarë në lidhje me planin e rimëkëmbjes. Samimi i tyre ka hyrë tani në ditën e tretë, por ndasitë qëndrojnë. Holanda dhe Suedia kërkojnë vetëm dhënien e kredive dhe jo të granteve, ndërsa kryeministri italian Giuseppe Conte i përshkroi bisedimet si të mbushura me urrejtje.

Të 27 udhëheqësit e Bashkimit Europian i shtuan dhe një ditë samitit tëtyre në përpjekje për të arritur një marrëveshje për planin e madh tërimëkëmbjes prej 750 miliardë euro dhe për buxhetin afatgjatë. Diskutimet ekrerëve të vendeve dhe qeverive po fokusohen tek propozimi i ri i paraqitur ngapresidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tregua pesimiste dhe tha se udhëheqësite BE-së mund të mos arrijnë dot një marrëveshje të dielën për paketën erimëkëmbjes ekonomike si edhe për buxhetin afatgjatë.

“Ende nuk mund të them nëse do të mund të gjejmë një zgjidhje apo jo. Ekzistonshumë gatishmëri, por ka shumë pozicione të ndryshme… është shumë e mundur qësot të mos ketë rezultat”, theksoi ajo.

Çështjet kryesore që pengojnë marrëveshjen deri më tani përfshijnë mënyrëne mbikëqyrjes së shpenzimit të parave, raportin që do të kenë kreditë dhegrantet dhe mekanizmin që do të vendoset për të pasur qasje në këto fonde, nëpërputhje me standardet e shtetit të së drejtës.

Pas konsultimeve intensive me drejtuesit e BE-së, presidenti Michelsugjeroi të shtunën një plan të ri, që e ndan fondin e rimëkëmbjes prej 750miliardë eurosh në 450 miliardë grante dhe 300 miliardë euro kredi.

Ndarja ekziston midis vendeve që u goditën më fort nga pandemia dhe atyreqë kanë shqetësime për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Kështu vende si Holanda apo Suedia, kërkojnë që pakoja e rimëkëmbjes tëketë formën e kredisë dhe jo të granteve. Por vendet e prekur më rëndë ngapandemia si Italia apo Spanja po akuzojnë BE-në se nuk po bën mjaftueshëm përt’i ndihmuar. Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se Europa ishte nënkërcënimin e dorështrënguarve dhe se bisedimet janë të mbushura plot urrejtje

Ndërsa kancelari austriak Sebastian Kurz, tha se bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur pavarësisht vështirësive.