A po e bëjnë mutacionet koronavirusin më infektiv dhe vdekjeprurës?

Koronavirusi që po rrezikon botën tani nukështë i njëjtë me koronavirusin që u shfaq për herë të parë në Kinë.

Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkaktonsëmundjen Covid-19, që po vazhdon të ndjekë një shteg shkatërrimi në të gjithëglobin, është duke ndryshuar.

Por, ndërsa shkencëtarët kanë vërejturmutacione, ose ndryshime në materialin gjenetik të virusit, vetëm një prej tyreështë veçuar si më i rëndësishmi sjelljen e tij.

Pyetjet thelbësore në lidhje me këtë mutacionjanë: a e bën këtë virus më infektiv - apo vdekjeprurës - tek njerëzit? Dhe amund të përbëjë një kërcënim për suksesin e një vaksine në të ardhmen?

Ky koronavirus, në të vërtetë, po ndryshonshumë ngadalë në krahasim me një grip të ngjashëm.

Me nivele relativisht të ulët të imunitetitnatyror në popullatë, pa vaksina dhe pak trajtime efektive, nuk ka asnjëpresion mbi të që të adaptohet duke i ndodhur mutacione.

Deri më tani, është duke bërë një punë të mirëpër ta mbajtur veten në qarkullim ashtu siç është.

Mutacioni i dukshëm - i quajtur D614G që ndodhetbrenda proteinave në "pikën" e virusit që ai përdor për të shpërthyernë qelizat tona - u shfaq menjëherë pas shpërthimit fillestar Wuhan, ndoshta nëItali.

Tani shihet në rreth 97% të mostrave në tëgjithë botën.